Prej një jave, mediat rozë dhe rrjetet sociale, kanë vluar nga komentet, pasi qarkulloi lajmi se këngëtari Butrint Imeri do të bëhej pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother Vip.

Këngëtari në fakt ka ngritur dyshime herë pas here  me postimet e tij në rrjet, por në fund surpriza për fansat e tij ishte kënga e re të cilën e publikoi në mesnatë.

Megjithat pas eleminimit të gazetarit Ronaldo Sharka, dy konkurentë të tjerë të njohur janë bërë pjesë e spektaklit.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Valbona Mema dhe Xhonatan Islami kampion i Shqipërisë dhe Kosovës në sportin e fluturimeve të lira.

Këta janë dy personazhet qëkanë startuar mbrëmjen e kaluar aventurën e tyre në Big Brother Vip.