Kryeministri, Edi Rama u përgjigj se nuk ishte i penduar mbi atë që e quajnë “tradhëti” të tij me Serbinë, duke thënë se po përpiqej që valën e luftës ta mbante larg nga Ballkani sepse Rusia dëshironte ta zhvendoste këtu përballjen me perëndimin.
Me tej tha se Kosovës nuk i duhej të shkonte në drejtimin e luftës dhe se kjo mund të ndodhte vetëm nëse detyrohej. Dhe nëse kjo gjë ndodhte, Rama tha se Shqipëria do t’i bashkohej Kosovës në luftë.
“Krahas luftës në Ukrainë, Rusia dëshiron të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin. që të destabilizojë rajonin dhe BE.
Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.
Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. Është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.
Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është thelbi i tradhtisë sime. Tradhti për të cilën unë nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll… Kosova nga lufta, shkatërrime, s’ka nevojë të shkojmë më në atë drejtim, veçse e detyrojmë, dhe po e detyruan Kosovën e detyrojnë edhe Shqipërinë sepse ne jemi një.”-tha Rama.