
Lidhja e Andit me Jasminën ka qenë një ndër më të komentuarat në Për’puthen, por tashmë ka përfunduar. Andi u rikthye sërish në program për të treguar më shumë detaje nga jeta e tij pas Për’puthen.
Ai tha se ka pasur një pëlqim të vërtetë për Jasminën, por tashmë ka mbaruar dhe janë vetëm kujtime. Sipas Andit problemi i mosfunksionimit të kësaj njohjeje ka qenë mungesa e komunikimit dhe presioni i tepërt.
Ish-konkurrenti e konsideron marrëdhënien me Jasminën si një njohje, por jo lidhje. Një gjë e cila e ka bezdisur vazhdimisht atë kanë qenë pyetjet e fansave në lidhje me Jasminën, të cilët vijojnë pavarësisht se çdo gjë ka përfunduar.
Andi tashmë ishte në një njohje dhe po vijon projektet e tij në televizion. Ai tha se së shpejti do të vijë me një emision të tijin.