Ishulli i Sazanit është nën pushtetin e flakëve prej tre ditësh ndërsa nuk është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi nuk ka helikopter.

Megjithatë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e ishullit të filmuar nga ajri teksa duket edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, për të ndjekur situatën atje.

Edhe pse nuk ka një helikopter për tu ardhur në ndihmë forcave që ndodhen atje, kjo nuk i ka penguar për të filmuar se si po digjet Sazani.

Megjithatë theksojmë se rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat si duket kanë filluar të shpërthejnë.