Sipas mediave turke çifti i njohur Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen kanë vendosur të punësojnë një dado të dytë për djalin e tyre.
Karan, 2 vjeç, është djali i vetëm i çiftit të aktorëve. Dadoja do të ketë një rrogë mujore prej më shumë se 1,000 Dollarë.
Një pagesë e lartë për dadon pasi ajo jo vetëm që do të kujdeset për djalin, por do të ndjeki edhe mësimet e tij, si një mësuese e dytë.
Burak Ozcivit është protagonist në serialin turk “Osmani” i cili transmetohet aktualisht edhe në Tv Klan, ndërsa Fahriye Evcen e keni parë nserialin “Kurt Sejit dhe Sura” në rolin e Feride.