Një jetë e re për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas divorcit, ai ka treguar që është në një lidhje të re. Duket se gjithçka po shkon më së miri për këtë çift aq sa kanë ‘formalizuar’ lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Aleksandri ka publikuar herë pas here foto me partneren e re. Në fotot që ai publikon, përpiqet që në çdo pozë t’i mbulojë fytyrën.

Partnerja e re e tij nuk është një personazh i njohur, ndaj dhe ish-burri i aktores, duke ditur ndjekjen që mediat i bëjnë, ka preferuar ta fshehë nga interesimi i publikut. Ashtu si Rudina Dembacaj, edhe partnerja e re e Aleksit është një vajzë elegante dhe me flokë të zeza. Kjo është edhe e para fotografi e çiftit, që tashmë duket se nuk fshihen më. Vajza në fjalë quhet Marisa dhe imazhin e saj ka preferuar të fshehtë, ndonëse janë të shumtë njerëzit e medias që ajo ka miq pasi njësoj si Rudina edhe Marisa punon në TV KLAN.

Partnerja e re e tij është e angazhuar me një biznes për fëmijë. Duket se kjo lidhje ka shkuar drejt bashkëjetesës, duke kaluar kështu në një fazë tjetër të historisë së tyre. Pasi la pas martesën e dështuar me aktoren e njohur, Aleksandri ka vendosur që këtë histori ta jetojë në heshtje, duke preferuar të ndahet njëherë e mirë nga fama që i solli ish-bashkëshortja e tij. Ai dhe Marisa prej disa kohësh kanë një lidhje të konsoliduar, duke e bërë formale edhe në familjet e tyre. Marisa është mirëpritur nga familja e Aleksandrit.

Madje, partnerja e re tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se çifti tashmë po shijon lidhjen e re me praninë e vogëlushes. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku veç çiftit me ta ishte edhe Viktoria. Vetë Marisa ka postuar në rrjetet sociale video të Vikit, duke e shijuar kohën me të. Në fotot dhe videot e ndryshme, çifti shihet në shoqërinë e vajzës që ai ka me Rudinën.