Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani ka ndarë detaje lidhur me momentin kur ka larguar 31-vjeçarin, Gerti Shehu nga turma e protestuesve pasi ai ka kryer aktin e dhunës.
Ai është shprehur se Gerti Shehu, nuk i është dukur i çmendur, pasi ai nuk foli aspak përçart.
“Nuk mund duk se ishte i çmendur. Nuk foli asnjë fjalë përçart. Kur erdhi policia nuk e ka hapur gojën. E morën e prangosën dhe e çuan në punën e tij.”- tha Breçani.
Më tej Breçani shprehet se 31-vjeçari ka tentuar disa herë për t’iu afruar Berishës, por nuk ka mundur nga bodigardës. Më pas ai ka gjetur momentin për t’u futur.
“Ai ka tentuar t’i afrohet edhe më parë Berishës, por nuk ka mundur për shkak të bodigardëve. Ai gjeti momentin, dhe u fut nga ana e përparme ku ishin gazetarët dhe kjo është një pikë e dobët për çdo rast.”- tha Breçani.
Më tej ish-drejtuesi i lartë i policisë tha se e kishte pyetur se përse e bërë këtë dhe ai kishte deklaruar ‘Bëra atë që duhej bërë”, pa dhënë asnjë detaj lidhur me ndonjë person që mund t’a kishte nisur, apo ndonjë arsye konkrete.
Më tej ish-drejtuesi i policisë thotë se 31-vjeçari nuk kishte telefon, pasi nga aty mund të zbulohej kontakti i fundit.