Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e SPAK-ut ku Erzen Breçani para se të arrestohej i kërkon të birit të mos merret me drogë në Shqipëri, por jashtë vendit.

Në një moment i thotë se ka merak për përfshirjen e tij në fushën e trafikut të drogës dhe i kërkon të tërhiqet.

“Bush nga meraku e kam…E duhet me të tregu kto gjana. Ke ba i premtim se nje vit do e provosh dhe u ban tre bush”, shkruan Breçani në mesazhin dërguar të birit.