Pak ditë më parë ish-funksionari i lartë i policisë, Erzen Breçani ka rënë në prangat e uniformave blu.

Sot janë zbardhur pjesë nga përgjimet në ‘Sky ECC’ që shkatërroi grupin e strukturuar kriminal.

Në disa komunikime të bëra në aplikacionin SKY ECC, Breçani flet me të birin për aktivitetet e paligjshme duke kërkuar në shumë raste që të heqë dorë.

Breçani ka qenë në dijeni të “biznesit” të të birit, Eralbit, pasi në disa komunikime me të i bën të ketë kujdes.

“Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet”, i drejtohet Breçani djalit të tij, Eralbit në një nga këto komunikime që duket më shumë edhe si një paralajmërim.

Në një moment Erzeni i kujton premtimin që djali i ka bërë dikur, duke i thënë që do e provojë vetëm një vit e pastaj do largohet nga ky “biznes”.

Më pas Erzeni i thotë: “Mos u merr më me ta, Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Ke bë një premtim, një vit do e provosh … u bënë 3 bush”.