Juli dhe Ledjona kanë debatuar me njëri-tjetrin për mënyrën e komunikimit që kjo e fundit bëri me Gazin.
Aktori u shpreh se nuk mund të komunikosh me një person në atë lloj mënyre, pasi respekti duhet të jetë primar.
Ledjona u shpreh se nuk mund ta detyrojë askush se si të flasë.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Gazi: A u fute ti në bisedë, të thashë unë gjë ik? U fut edhe kjo (Roza) në bisedë, i thash gjë ik? Çfarë është kjo ik?
Ledjona: Shihe në ritransmetim.
Gazi: U bë biseda kur tha që jeni grup. Unë nuk jam grup me ju.
Ledjona: Po rri o Gazi. Nuk je vetëm për gallatë edhe për gjëra të tjera që duken. Ju keni reaguar për njëri-tjetrin dhe unë nuk i kam thënë kurrë Julit pse hidhesh.
Juli: Tani sapo ndodhi… Ai një shoku të tha ty se e ka thënë edhe me të tjerë se e ka ves. I thua ti ‘nuk të lejoj unë ty’.
Ledjona: Askush këtu nuk na detyron si të flasim.
Juli: Po për respekt të moshës.
Ledjona: Nuk ka moshë këtu, secili e zgjedh vetë se si do ta bëjë këtë.
Juli: Për edukatë nuk i thuhet tjetrit nuk të lejoj unë ty. Se unë këtu bëj çfarë të dua.
Ledjona: Nuk do të thotë s’ke edukatë nëse i thua nuk ta lejoj.
Juli: Është e mirë kjo s’ta lejoj?
Ledjona: Po.
Juli: Më lejon se nuk ke se çfarë më bën.
Ledjona: Po ti vazhdon edhe pse i thua nuk ta lejoj.
Juli: Atëhere ty fjala që e thua përfundon në VC. Është tjetër ti thuash tjetrit nuk është e drejtë kjo që thua, por jo s’të lejoj unë ty. Çfarë është kjo mor vlla.