Biznesmeni dhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Sylo u pretendua se bleu dy makina më 7 Prill të vitit 2021, në autosallonin “Matrix” në Prishtinë. Vlera e parave që Syla duhej t’u paguante pronarit të autosallonit ishte 50 mijë euro.

Sipas Klan Kosova, vetëm dy ditë më vonë, veturat u rishiten te një autosallon tjetër “Ylli”, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori dhe u largua për në Dubai. Në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matrix” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021 dhe thuhet se veturat tip “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës.

Ata ia dhanë për t’i testuar për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.

Kallëzimi erdhi pas shumë përpjekjeve për t’i kthyer paratë e tyre e dokumentet bankare të falsifikuara që Fisnik Syla ua dërgonte pronarëve të “Matrix” për t’i bindur se gjoja po bënte pagesa, e po ashtu të njëjtat ia dërgonte edhe pronarit të “Yllit”, i cili po përpiqej që automjetet e blera t’i kthente në pronësi të tij.

Por historia e komplikua edhe më shumë, kur si pasojë që Fisnik Syla nuk po i paguante paratë për veturat e huaja që i shiti, Policia e Kosovës i sekuestroi të dyja nga pronari i ri, i cili pagoi 31 mijë euro.

Nuk është hera e parë që ai përfshihe në skandale të tilla pasi ai është akuzuar gjithashtu se ka mashtruar një kompani dhe me paratë ka udhëtuar së bashku më Fjolla Morinën në Maldives.