Kryeqendra e veriut është zgjuar e tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri. Viktima është Nazmi Bandulla 55-vjeç. Ai ishte duke pirë kafe në një lokal pranë shtëpisë kur u qëllua për vdekje me breshëri.
Pas eksplozivit të vendosur pak ditë më parë në bizneset e ish-kandidatit të PD-së për deputet, Xhemal Bushati, krimi godet edhe njëherë në Shkodër duke i marrë jetën 55-vjeçarit Bandulla.
Kjo është vrasja e dytë brenda këtij viti në Shkodër. Lista e vitit të kaluar ishte e tmerrshme duke treguar alarmin e sigurisë.
Ekzekutimet në Shkodër në 2021-22
4 prill 2021-Ekzekutohet Bardhok Pllanaj
16 Maj 2021- Ekzekutohet Endri Mustafa
30 Maj 2021- Ekzekutohet Emiljano Ndou
6 qershor 2021-Ekzekutohet Diana Vukaj (krim në familje)
27 qershor 2021- Ekzekutohet Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj, Musaen Zeneli
18 gusht 2021- Ekzekutohet Sanije Bandulla
27 gusht 2021- Ekzekutohet Sokol Çelaj
29 nëntor 2021- Ekzekutohet Pashko Ujka-ish-deputet
13 shkurt 2022- Ekzekutohet Prek Tonaj
12 prill 2022- Ekzekutohet Nazmi Bandulla. /GazetaJonë