Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin, është pyetur për vendimin e DASH që ka shpallur “non grata” ish deputetin e PS Aqif Rakipi, djali i të cilit është sot në Parlament i zgjedhur kandidat nën siglën e PS.

I pyetur nëse ndihet se ka marrë vendimin e duhur për të zgjedhur kandidat për deputet djalin e Aqif Rakipit që sot është non grata, Rama nuk preferoi të komentonte.
Pyetje: Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur?

Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështu që kalojmë në pyetjen tjetër.