Lorenc Vangjeli thotë se njerëz të afërt pranë Berishës, pritet të përballen me drejtësinë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se deklarata e Ramës në Kongresin e PS, se SPAK duhet të hetojë Berishën, nuk është një presion sepse presionet nuk bëhen “nën dritën e projektorëve”.

“Kush sheh vetëm sipërfaqjen rrëzohet. Ta shohësh Ramën te podiumi, të shkon në mendje se po i bën presion atyre të SPAK.

Por, presioni nuk bëhet nën dritën e projektorëve. Për mua, kjo tregon që Edi Rama ndjen dihatjen e prokurorëve drejt tij.

Që krijesa, të cilin ai ngjizi që përpara 2013, i konkretizuar në 14 janar 2014, në kryesinë e kuvendit, kjo krijesë i ka tejkaluar parashikimet e tij.

Flitet për zotin Berisha. Me gjasë, dy njerëz shumë pranë zotit Berisha në dy çështje të ndryshme, mund të kenë një përballje jo fort komode me drejtësinë.

Janë dy dosje, të cilat janë publike, por gjërat që janë ashiqare, refuzojmë ti shohim.

Nëse do të isha prokuror, do të firmosja marrjen të pandehur të zotit Berisha, për pushkatimin pa gjyq të 4 qytetarëve në bulevardin e Tiranës. I ka dalë vetë për zot atyre”, tha Vangjeli.  /GazetaJonë