Armina Mevlani ka sqaruar deklaratën që ka bërë së fundmi se nuk ka mundësi që të bëjë pushime për shkak të rritjes së çmimeve. Ky koment bëri xhiron e rrjetit dhe ku nuk munguan kritikat ndaj blogeres pasi ajo ka të ardhura të konsiderueshme për të përballur pushimet.

Këtë vit nuk shkoj dot në vendet që kam pas qenë gjithmonë sepse çmimet janë trefishuar”, tha Armina.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo thotë se po fliste për vendet që ka frekuentuar më parë brenda Shqipërisë pasi i kanë trefishuar çmimet.

Një sqarim të vogël: Nuk kam thënë nuk shkoj me pushime por kam thënë që nuk shkoj në të njëjtat vende ku çmimet janë 3-fishuar dhe ku shkoja më parë (këtu e kisha fjalën për në Shqipëri)”, shkruan Armina.