E ëma e Einxhel Shkirës sot feston ditëlindjen dhe moderatorja i ka dedikuar disa rreshta prekës.  Teksa e uron për një jetë të gjatë e të lumtur, Einxhel Shkira njoftoi ndjekësit e saj se nëna është më mirë nga ana shëndetësore dhe “ilaçi ka qenë lumturia”.

Moderatorja thotë se nëna e saj është gruaja më e lumtur në botë që ditëlindjen tjetër do e festojë me nipin në krahë, por i ka premtuar edhe një mbesë.

“Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në ‘BBV’ pa e ditur se ai ‘qiri’ do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë. Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se nuk të kanë takuar kurrë! Të duan aq shumë sa unë emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin ‘Si është mami Lola?’ Për të gjithë ata që nuk më kanë takuar dot, por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti, do e festoj me nipin e saj në krahë. Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të! Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë, por të gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shumë, unë, bebi dhe Dagz”, shkruan Einxhel. do të vijë në jetë së shpejti.