Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka folur për herë të parë për lidhjen e saj të dashurisë me balerinin Ledian Agalliaj, i cili është edhe partneri i saj i kërcimit në spektaklin “Dancing With the Stars”.

Ajo thotë se si asnjëherë tjetër në karrierën e saj, ka ndjerë emocione dhe shkëndija të sinqerta të cilat nuk ka mundur t’i përmbajë dot.

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time përtej bashkëpunimit profesional, përtej punës, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta të cilat nuk I përmbajta dot”, shkruan ajo.

Artistja ka komentuar edhe reagimet e shumta që ka shkaktuar lidhja e tyre, duke qenë se deri pak muaj më parë balerini ishte në një marrëdhënie prej disa vitesh me bukuroshen Ditjona Bora. Elhaida shpjegon se rrethanat për të cilat janë gjykuar, janë sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste, duke shtuar se vetë ajo nuk ka thyer asnjë kod moral.

“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë moral. Por nuk jam unë person që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, thotë Elhaida Dani.