Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij.
E moshuara ka pretenduar se është dhunuar nga djali dhe nusja e tij për të disatën herë radhazi, teksa është shfaqur në një video e shtrirë në tokë pas dhunës që pretendon se ka ushtruar mbi të nusja dhe i biri.
E moshuara ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova. Emisioni me Zemër te Hapur ka pasur një komunikim me nusen dhe familjarë të saj te cilët kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.
Ata shprehen se nuk e kanë dhunuar as nusja dhe as djali por se ky është një lloj presioni dhe provokimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre.
Ata shprehen se e moshuara ka inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë dhe ndërkohë inskenoi dhunën dhe djali i saj u arrestua ditën e djeshme edhe pse ai vuan nga një sëmundje e rëndë e cila mund ti marr jetën nga momenti në moment.