Studimet tregojnë se OBEN është një mashtrim , lëndët që përbëjnë atë, glukozamina dhe kondroitina nuk përmirësojnë asgjë te kockat dhe kycet dhe nuk ulin dhimbjen .
Nga Redaksia e Investigimit-Gazeta Jonë
Suplementet ushqimore janë duke përmbytur tregun e farmacive si edhe ekranet televizive në Shqipëri duke u shitur pa asnjë kriter sikur të ishin karamele.
Reklama të suplementeve janë duke çakorduar dhe mashtruar shqiptarët për efektet e tyre gjoja magjike në dhimbjet e trupit, rritjen e funksionalitetit të gjunjve, kockave, etj.
Në fakt nëse kërkon pak zbulon se gjithçka është një mashtrim. Qytetarët po rripen nga leket duke u mashtruar LIVE nëpër ekranet e televizioneve, kurse shteti hesht, ndërsa palë në këtë mashtrim janë bërë edhe farmacitë dhe mjekët që bashkëpunojnë me importuesit e suplementeve.
Le të ndalemi te njëri prej produkteve më të reklamuara gjatë muajve të fundit. Bëhet fjalë për suplementin “OBEN”, i cili reklamohet si çudibërës në rigjenerimin dhe shmangien e dhimbjes së kyçeve dhe kockave.
Siç deklaron vetë edhe kompania importuese, “OBEN” ka përbërës kryesorë Glukozaminën dhe Kondroitinën. Reklama është e madhe për “OBEN” duke marrë edhe aktorë të njohur, të cilët bien prej e mashtrimit me pak para duke u bërë palë me mashtruesit pasi shteti i ka lënë pa një pension apo pagë të denjë.
Por, tani është koha të themi të vërtetën mbi “OBEN” dhe efektet gjoja magjike të tij. Këtë e thonë shkencetarët më të njohur botërorë në studimet e tyre mbi efektin e suplementeve në trup. Në rastin konkret, le të ndalemi te dy përbërësit kryesorë të “OBEN”, Glukozaminën dhe Kondroitinën.
Nga kërkimi që bëri Gazeta Jonë në revistat më të njohura shkencore zbuloi se në çdo rast njëherë, në radhë të parë, kur pacientët marrin glukozaminë apo kondroitinë, duhet që të konsultohen me mjekun dhe jo të bëjnë me kokën e tyre ashtu siç reklamohet në tekevizione nga “OBEN”.
Por, që është më e rendësishmja, studiuesit kanë zbuluar se nuk ka ndonjë efekt afatgjatë përmirësues të Glukozaminës dhe Kondroitinës në dhimbjen e kockave dhe kyçeve.
Studimet kanë treguar se pacientët e marrë në shqyrtim nuk kanë patur ndonjë përmirësim në dhimbje kockash apo kyçesh pasi janë trajtuar për një kohë të gjatë me Glukozaminë dhe Kondroitinë, të cilët janë përbërësit kryesorë edhe të “OBEN”.
Po ashtu, studimet tregojnë se Glukozamina dhe Kondroitina që janë përbërësit kryesorë të “OBEN” shkaktojnë efekte të mëdha anësore nëse merren pa këshillimin me mjekun.
Krahas rënies së flokëve, studiuesit kanë konstatuar edhe probleme të theksuara te gratë në menopauzë dhe burrat pas moshës 60 vjeçare.
A nuk I dinë institucionet këto?
Sigurisht që I dinë, por iu mbyllet goja me para nga kompanitë farmaceutike që fusin mashtrime si “OBEN” dhe të ngjashëm.
“Gazeta Jonë” do të vijojë në denoncimin e mashtrueve në shëndetësi, të cilët përfitojnë nga nevoja e qytetarëve për të ngrohur xhepat me para duke iu dëmtuar edhe shëndetin atyre. /Gazeta Jonë