Qytetarja nga Tirana denoncon në Gazeta Jonë: Mashtrim me tabletat OBEN , dëmtova shëndetin dhe mjeku më tha të heq dorë urgjent. Nuk i bën punë as motrës sime. 

Nga Redaksia e Investigimit-Gazeta Jonë

Prej ditësh Gazeta Jonë po denoncon rastet e abuzimeve me shëndetin e qytetarëve shqiptarë,të cilët mashtrohen duke iu shitur lloj lloj çajrash, xhelerash apo kapsulash duke premtuar shërim apo përmirësim magjik të shëndetit të tyre.

FOTO/ Si po zhvaten të moshuarit me tabletat dhe kremin OBEN , këtu shitet sa 7-fishi i Turqisë dhe s’ka rezultat, pensionistja denoncon

Në fakt gjithçka është një mashtrim i madh, ku qytetarët përveç se harxhojnë paratë dhe shpresat, por edhe dëmtohen nga ana shëndetësore pasi duke besuar se me këto “ilaçe çudibërëse” nuk shkojnë te mjeku për të marrë kurën e duhur.

Bajame Biraku: Si mashtrova nga OBEN, demtova shendetin dhe nuk me beri asnje pune
Bajame Biraku: Si mashtrova nga OBEN, demtova shendetin dhe nuk me beri asnje pune

Më herët raportuam në lidhje me pretendimet e pabazuara të kompanisë që shet një produkt të quajtur “OBEN”, për të cilin pretendohet se shëron kyçet e dëmtuara dhe ul dhimbjen në to. OBEN i ofrohet qytetarëve përmes xhelit ose tabletave.

Gazeta Jonë raportoi se studimet zbuluan se OBEN është një mashtrim , lëndët që përbëjnë atë, glukozamina dhe kondroitina nuk përmirësojnë asgjë te kockat dhe kycet dhe nuk ulin dhimbjen.

Nga OBEN te Caji Vital dhe lëngjet e prodhuara bodrumeve, si po mashtrohen qytetarët në hall nga xhambazët që u rrjepin paratë në dëm të shëndetit: Institucionet heshtin

Pasi bëm këtë raportim në redaksinë tonë mbërritën shumë ankesa nga qytetarët që e kishin përdorur këtë produkt, të cilët kanë konfirmuar faktin se nuk kanë patur asnjë ndryshim në gjendjen e shëndetit të tyre edhe pas marrjes së OBEN.

Lexo gjithashtu: OBEN një mashtrim , studimet konfirmojnë se s’ka asnjë ndikim pozitiv te kockat dhe kycet

55-vjeçarja nga Tirana Bajame Biraku tha për Gazeta Jonë se kishte përdorur OBEN si me tableta ashtu edhe në formë xheli pasi kishte parë reklamën  në televizor duke besuar se do të përmirësonte gjendjen e kyçeve të saj si edhe të ulte dhimbjen.

Ajo shton se pasi nuk pati asnjë përmirësim pas përdorimit të OBEN kishte shkuar te mjeku, i cili kërkoi që ta linte këtë kurë pasi sipas tij produkti në fjalë nuk funksionon.

Kam përdorur OBEN me tableta dhe me xhel. Për shumë ditë e përdora dhe më pas shkova te mjeku pasi kisha dhimbje dhe vështirësi në ecje. Mjeku më tha që të mos merrem me këtë ilaç se kam dëmtuar shëndetin deri tani, sipas tij nuk bënte efekt”, tha Bajame Biraku për Gazeta Jonë, ndërsa shtoi se ato që nuk i bën efekt për veten ia dha së motrës me shpresen se tek kjo e fundit situate do të ishte ndryshe, por ishte gabuar.

Ia dhash motrës, por edhe ajo nuk pati asnjë përmirësim”, thotë zonja për Gazeta Jonë duke në vënë në dispozicion edhe një fletë me shënime nga OBEN në kutinë e produkteve të marra.

Leter shpjeguese ne kutine OBEN qe qytetarja thote se iu dergua bashke me tabletat dhe xhelin
Leter shpjeguese ne kutine OBEN qe qytetarja thote se iu dergua bashke me tabletat dhe xhelin

Gazeta Jonë shqyrtoi përmbajtjen e këtyre udhëzimeve duke konstatuar se bëhet fjalë për një gjuhë më pak se bazike pas asnjë të dhënë që mund të ndihmojë pacientët, ndërkohë që pretendohet se marrja e OBEN do të përmirësonte shumë shëndetin e pacientëve.

Në fakt, gjithçka duket të jetë një mashtrim!

Gazeta Jonë do të vijojë të ndjekë çështjen në fjalë si edhe mashtrimet me produktet e ngjashme siç po bëjmë gjatë këtyre javëve. /Gazeta Jonë

Mashtrim me tabletat OBEN demtojne shëndetin

**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme.