Spektakli i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip” shënjoi një nga debatet më të forta, mes dy banorëve, Kejvina Kthella dhe këngëtarit Luiz Ejlli.
Modelja pati një reagim shumë të ashpër dhe shpërtheu në ofendime ndaj këngëtarit.
Arroganca e saj dhe gjuha ofenduese dhe urryese që përdori ndaj këngëtarit i ka kushtuar modeles.
Për shkak të reagimit të saj, mijëra ndjekës e kanë “braktisur” në rrjetet sociale, ku janë mbyllur edhe komentet në faqen e saj në “Instagram”.
Para se të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”, modelja numëronte mbi 814 mijë ndjekës, një numër që ka rënë ndjeshëm në vetëm pak orë.
Provokimet e saj dhe shpërthimi i pakuptimtë i modeles ka sjellë këtë qëndrim të publikut. Gjatë emisionit të mbrëmshëm është shfaqur arrogante, fyese, deri kërcënuese.
Ajo i është drejtuar këngëtarit Luiz Ejlli me fjalë të rënda duke e kërcënuar dhe përmendur se babai saj është në jetë akoma.
“Unë e kam babin në jetë akoma zemra. E kam në jetë akoma. Luizat kështu më mbajnë çantat jashtë. Ta keni parasysh ta marrin si të duan nuk më intereson fare”, është shprehur ajo ndaj këngëtarit.