Ngjarja tragjike e Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare që u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, pllakosi dhimbje në të gjithë vendin dhe reagimet në rrejt ishte i ashpër për sigurinë në det.
Reagime pati nga shumë figura të njohura, dhe një ndër ta ishte Blendi Fevziu, gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, i cili tha se ligjin në det e bëjnë të fëmijët e biznesmenëve dhe lacat me zinxhirë floriri.
Por me një foto që po qarkullon në rrjet, ajo që ka thënë Fevziu të kujton fiks atë shprehjen “bëj si them unë, po mos bëj si them unë”.
Siç edhe e shihni në foto, në breg të detit shihet një skaf i madh, në pronësi të Samir Manes dhe po ashtu duket edhe Fevziu.
Këta oligarkë të deteve shqiptarë, që bëjnë leksion, janë vetë për leksion. Kurrsesi një skaf nuk mund të parkohet në bregdet. Por, me pushtetin që u ka dhënë paraja dhe fama, ata e kthejnë bregun në port dhe parkojnë ku të duan dhe si të duan.
Ja pra që as tragjeditë nuk janë mësim për këta, se pjesa tjetër e popullit nuk ka çfarë mësimi merr sepse maksimumi me një kamerdare mund të futet në det./gazetajone