Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother Vip 3”, Olsi Bylyku e përfundoi shumë shpejt rrugëtimin e tij. Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në ‘Fan Club’.
Mbrëmjen e sotme ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shkruan: ‘Pilo is cofidential’.
Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë për Ledionin dhe ‘Top Channel’.
“Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë”, ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur.
Gjithashtu, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut, ishte pëlqimi që Eduart Grishaj kishte bërë në reagimin e Olsit.