I ftuar në “Wake Up” regjisori Eduart Grishaj deklaroi se në BBV do të futen dy personazhe të rinj shumë shpejt, të cilë priten të jenë zgjedhje mjaft të mira, që do të ndryshojnë dinamikën e lojës në javët në vijim.

“E kam thënë që ky “BBV” do ta sfidojmë patjetër atë të parin dhe ky “Big Brother” është edhe për stafin, një konkurrencë që kemi me veten. I pari ishte fantastik, por kjo ishte sfida më e madhe e jona për ta realizuar atë akoma edhe më mirë. Dhe kjo do të ndodhi sa herë që ne ta bëjmë atë. Personazhet janë të jashtëzakonshëm”, tha Grishaj.