Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se opozita e Bashkuar është gati për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Gjithashtu Berisha theksoi se kandidatët e tyre për lokalet janë kandidatët e lirisë dhe jo të shpellave zarfeve e klaneve mafioze.

“Jemi më të përgatitur se kurrë për të përmbysur regjimin e Ramës, paraqesim kandidaturat e  lirisë, jo të shpellave, zarfeve dhe klaneve mafioze. Kemi një aleancë të shkëlqyer me Parinë e Lirisë dhe të gjithë forcat opozitare që besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë.

Diktatura e Hoxhës i privoi lirinë shqiptarëve, por Rama e shndërroi lirinë në fiktivë e për shqiptarët. Aty ku qytetari humbet besimin tek dheu i tij dhe largohet nga gjiri i familjes, aty nuk ka më besim por shkretëtirë që e shtyn ët shkojë drejtë një fati të paditur. Sepse ky njeri me klanin e tij vetëm vjedh.

KLSH thotë se në 9 muaj vodhën e shpërdoruar 122 mld lekë. Fondi për pagat është 97 mld lekë. Pra vetëm me vjedhje 9 mujore mund të rrisin 1 herë e gjysmë pagat, pensionet. Por jo. A e patë se cbëhet në Sharrë. Është sipërmarrje e tyre personale. Këto zgjedhje janë jetike se po varroset e gropohet çdo ligj dhe e drejtë.

Duhet ta bëjmë natën ditë për të mbështetur kandidatët tanë.

Vijmë më të përgatitur se kurrë në të gjitha qytetet. Kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë. Nuk ka pasaportë më të shkëlqyer se kjo. Po tranformojmë jetën politike të vendit. ndaj në këtë mision duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e tij”, tha Berisha.