Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve dhe trafikut të qenieve njerëzore, si edhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë është ndërmarrë në 26 vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Nga 566 persona të arrestuar në BE, 28 prej tyre janë kapur në vendin tonë.

Mësohet se nga ky operacion në Shqipëri janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, ndërsa nga Policia e Shtetit janë angazhuar 315 punonjës, ndërsa janë kontrolluar 2648 subjekte, 1525 persona, 987 mjete, 40 pako postare dhe 92 ambiente.