Një operacion i madh u zhvillua në Elbasan, ku raportohet për dhjetëra të arrestuar, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Në këtë operacion u përfshinë qindra forca policore, ndërsa të arrestuar janë shpërndarës dhe trafikantë droge. Aktualisht janë firmosur 52 urdhër arreste.
Të arrestuarit do të transportohen me autobus drejt Tiranës, për shkak se janë mbi 52 persona.
Një pjesë e tyre janë ende me rroba gjumi pasi jane marre gjate nates.