Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatin Derven.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një fuoristradë “Benz” me targë AA 363 AM, është përplasur me një furgon mallrash me targë AA 670 RP.

Mësohet se sii pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.