Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në Laç mbrëmjen e kësaj të premteje.

Sipas burimeve policore, në sallën operative të policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Si pasoje e te shtenave ka nje te vrare dhe nje të plagosur.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të zbardhur krimin. Dinamika dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas asaj të regjistruar disa ditë në parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Viktimat ishin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.