Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku sipas njoftimit të policisë, është gjetur e vdekur një 47 vjeçare.

Shtetasja A.H, 47 vjeçe, raportohet të jetë gjetur e vetëvarur brenda banesës së saj. Trupi i saj i pajetë është gjetur nga i ati i cili njoftoi edhe efektivët e policisë të cilët ndodhen në vendngjarje për të bërë të gjithë zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.