72713562-C3E2-4D00-BF37-5584F1B22AC8

Mevlan Shaba ka folur për projektin më të ri muzikor, ku në klip është edhe opinionisti Arjan Konomi.

I pyetur se sa e ka paguar, Mevlani duke qeshur tha: “Arjanin e mbajmë me dreka e darka. Se bëj shaka, ishte thjesht miqësore.”

Ndërkohë që rreth një viti më parë në klipin e një kënge të Mevlanit ka qenë edhe ish konkurrentja Shqipe Hysenaj, të cilën po ashtu ai nuk e pagoi dhe ajo shfaqi ankesa më vonë duke pretenduar për lekët.