Arjan Konomi prej dy sezonesh është opinionit në emisionin “Për’puthen”, ku jep mendimet e tij rreth konkurrentëve.

Ai është përfshirë në situata të shumta dhe debate të forta, por rrallë e kemi parë në situatë të sikletshme. Një e tillë ishte rezervuar për në javën e fundit të emisionit. Në puntatën e sotme, Armando, ish-konkurrent, ishte i ftuar në studio foli për eksperiencën e tij e jo vetëm.

Në një moment ai tha: “Sikur Ariani edhe unë kam vendos të vdes i virgjër”. Një pretendim që është përfolur shumë në rrjetet sociale dhe nga ish-konkurrentë të tjerë.

“Jo jo ti fol për vete.. se unë s’kam vendos të vdes i virgjër larg qoftë”, -iu kundërpërgjigj Arjani.

Opinionisti është shumë hermetik rreth jetës personale dhe nuk ka zbuluar se çfarë po ndodh me të dhe nëse ka dikë në krah.