Efektivët e policisë së shtetit kanë zhvilluar një operacion në njërën nga argjendaritë në Tiranë ku është zbuluar një orë roleks e vjedhur, si dhe një armë zjarri, kjo e fundit është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.
Sipas burimeve, Ora Roleks e një rëndësie të veçantë pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa përsoni që administron argjendarinë në fjalë e shiste atë në dyqanin e tij.
Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.
Po ashtu po punohet edhe për disa sende të tjera qe janë gjetur në argjendari pasi ka dyshime se mund të jene të vjedhura. Nuk është rasti i parë i futjes së sendeve te vjedhura në vëndin tonë, ku persona të ndryshem përdorin metoda të ndryshme, dhe me pas i shesin ne vlera më të pakët nga vlera reale.