Një 52-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Policia informon se personi me inicialet G.F., është gjetur pa shenja jete në një pallat të pabanuar.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2024, në rrugën “Njazi Meka”, në një pallat të pabanuar, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. F., 52 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.