Ori Nebijaj mbylli eksperiencën e saj në “Përputhen” dhe tanimë do ta shohim deputete në parlament. “Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, u shpreh ajo në mbyllje të emisionit të premten.
Pas largimit të Orit, opinionisti Arjan Konomi ka postuar në Instagram disa foto me moderatoren dhe i ka uruar suksese duke i dhënë edhe këshilla.
Ori deputete, Arjan Konomi ‘i qan hallin’, moderatorja i kthehet: Do
“Ishte nje pervoje e bukur te punoje me ty Ori. Shume suksese ne karrieren tende te re! Jam i sigurt se ke per te qene nje ze i forte ne parlamentin tone, ne kete politike te mbrapshte qe ka nevoje per ty e per njerez me ndershmerine, kurajon dhe pergatitjen tende! …dhe pse ta qaj hallin me ke do kesh te besh !!!”, ka shkruar Konomi.
Nuk ka munguar dhe një koment nga Ori, e cila i përgjigjet: “Do apo s’do tanime do behesh pjese e hallit tim! Nuk me shpeton dot!”.