Çifti turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të dytë. Fahriye është në javët e fundit të shtatzënisë dhe sot ka postuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

“Edhe pak ka mbetur nga bashkimi”, shkruan aktorja, duke treguar kështu se mezi pret momentin kur ta marrë në krahë bebin.

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çalikusu” në vitin 2013, miqësi kjo që me kalimin e kohës u kthye në dashuri. Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.

Burak Özçivit u bë një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin turk “Osmani” në Tv Klan.