Kryeministeri Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk do ishte për Erdoganin, Shqipëria nuk do kishte marrë vaksinat anti covid. Këtë e tha ditën e sotme, kreu i Qeverisë në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë. Të njëjtën gjë pohoi dhe për Serbinë, Kinën dhe Rusinë.
Rama u shpreh se BE nuk ishte pranishme në një moment kur bëhej fjalë për jetë a vdekje.
“Nëse nuk do të kishte qenë Turqia dhe po të mos kishte qenë presidenti Erdogan nuk do të ishim në gjendje që të vaksinonim askënd për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë dhe për Kinën dhe njëfarësoj dhe për Rusinë. Ishte një moment i frikshëm sepse pamë sepse pamë që në një situatë shumë të vështirë BE nuk ishte pranë nesh. Nuk ishte pranë njerëzve tanë nuk ishte i pranishëm për një çështje jetë a vdekje”- u shpreh Rama.