Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”.

Kështu është shprehur sot kreu i PD-së, Sali Berisha, në koferencën e përjavshme për shtyp, ndërsa ka komentuar largimin e Gledis Nanos nga drejtimi i policisë.

“Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo.

Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina.

Kjo e tërboi Edi Ramën.

Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini.

E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama.

Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot.

Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij”, është shprehur Berisha.