Tashmë Prokurorja e SPAK-ut, Manjola Kajana ka në dorë pamjet e hyrje -daljeve në bashkinë e Kukësit në muajt e fundit për të verifikuar sa herë është ngjitur në zyrën e Safet Gjicit vajza që u kap në videon e skandalit seksual.
Agjentët e BKH-së kanë sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë së bashkisë së Kukësit. Sipas pamjeve që janë publikuar në media, videoja e skandalit është regjistruar në datë 6 Qershor.
Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023.
Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje edhe protagonistët e videos, Safet Gjicin dhe vajzën për të cilën tha se ka një raport të gjatë.