Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën që mbahet sot në Tiranë nga opozita si “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë popullore.
Në mesazhin e dhënë para pak minutash në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”