Sot mbahet koncerti i shumëpritur i Noizyt, “Alpha Show”, me të ftuar shumë këngëtarë shqiptarë e të huaj. Një prej tyre është dhe Stresi, me të cilin Noizy ka disa kohë që është pajtuar.

Pak orë para nisjes së koncertit, Stresi ka bërë një paralajmërim të fortë në rrjete sociale. Ai ka thënë se nga fundi “do të tronditet e gjithë skena”.

“Kini durim deri në fund sepse gjithcka do tronditet nga fundi me besoni. Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë e vulosin mbrëmjen”, ka shkruar Stresi.