Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj detaje të ndryshme siç ka qenë edhe incidenti i fundit. Dhe këtë gjë ajo e lidh me ngjyrën e bardhë në vesh për të cilën thotë se nuk is jell fat të mirë.
Einxhel ka publikuar këmbën e lënduar duke mos treguar se çfarë i ka ndodhur konkretisht ndonëse duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. “Mendova se ishte thjesht një rastësi e përsëritur, refuzova ta besoj”– i përgjigjet ajo një ndjekëseje e cila i thotë se sa herë vesh të bardha lëndohet.
E në fakt duket se bëhet fjalë për festën e ditëlindjes së Monikës pasi pikërisht atë ditë Einxhel ishte veshur me të bardha.
Kur ishte në “Big Brother VIP”, ajo ra në tokë teksa përpiqej të lunate në shtëpi së bashku me Ilirin. Por nuk ia doli dot të ruante ekuilibrin duke rënë në tokë dhe duke lënduar krahun. Einxhel u detyrua të largohej dhe të shkonte në spital ku iu nënshtruar edhe një operacioni.
Pas 24 orësh ajo u kthye sërish në shtëpinë e famshme ku qëndroi nën përdorimin e ilaçeve dhe me krahun e fashuara. Megjithatë, ia doli të prekë finale duke u renditur e treta krah Ilirit, Donaldit dhe Beniadës.
Tashmë ajo po shijon lidhjen me Dj Dagz. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.