Einxhël Shkira është mjaft aktive në rrjetet sociale duke qëndruar vazhdimisht afër ndjekësve të saj me postime.

Ish banorja e “Big Brother VIP” ka pësuar një aksident të vogël, ka pësuar një lëndim në gjurin e saj.

Përmes një postimi në Instastory moderatorja e ka bërë vetë të ditur lajmin.

“Të marrin mësysh, edhe të ndodh diçka”, ka shkruar ajo përmbi foton e plagës.

Kujtojmë se ajo edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka lënduar krahun e saj duke rrezikuar edhe lënien e lojës, por që ajo nuk u dorëzua dhe shkoi drejt finales, ku edhe doli e treta në garë.