Akademiku Artan Fuga ka komentuar “Pakon e Madhe” të qeverisë në fundvit për 1 milion persona.
Gjatë një interviste me gazetaren Nisida Tufa, Fuga tha se, kjo pako nuk është një dhuratë nga qielli por nga paratë e shqiptarëve ndaj dhe nocioni për ta quajtur “pako” nuk i ka pëlqyer aspak akademikut.
Ndër të tjera Fuga ka thumbuar qeverinë duke thënë se, paratë e dhëna nuk janë të mjaftueshme për të përballur dimrin e vështirë siç u shpreh kryeministri Edi Rama, por janë mjaftueshëm për dy apo tre darka.
“Në tre nivele e kam parë, është zakon në komunikimin e qeverisë që një masë shoqërohet me një artikulim që krijon probleme. Nocioni “pako” mua nuk më pëlqen fare, sepse “pako” ka sensin e dhuratës dhe këtu nuk kemi të bëjmë me dhuratë por me paratë e shqiptarëve. Nuk ka asnjë dhuratë që vjen nga qielli, dhe në një farë mënyrë infaktivizion hapësirën publike.
Janë terma që përdoren në Shqipëri, por janë metaforik, në formën e miteve. Edhe ana komunikatave fsheh ose zbulon diçka. Njerëzit marrin çdo gjë, ne marrim çdo gjë, sepse në atë vështirësi ekonomike që janë, qoftë dhe për të kaluar ato ditë festë. Unë them se ajo që është dhënë, është dhënë në ato nivele që kam parë, janë të mjaftueshme për të kaluar ato dy apo tre darka që bëjnë njerëzit, më shumë vlerë nuk ka.
Duhet të dimë që politikat ekonomike për të rritur fuqitë blerëse të shqiptarëve, kërkojnë konceptim krejt tjetër nëse duam që Shqipëria të zhvillohet. Fakti që jepen me grimca, më duket se në këtë plan strategjik nuk sjell asgjë”, tha Fuga.