Tirana u trondit dje nga flakët gjigande që përfshinë një pallat në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve për më shumë se katër orë.
Pamjet nga brenda pallatet për të kuptuar më shumë mbi dëmet që shkaktuan flakët e djeshme.
Zjarri nisi pasdite dhe arriti që të neutralizohej plotësisht afër mbrëmjes. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por dëmet janë shumë të mëdha.
Të paktën katër apartamente u dogjën plotësisht. Shumë të tjerë janë dëmtuar. Thuajse nuk ka asnjë apartament që të mos jetë dëmtuar si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi nga fasada.
Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit, në polici u shoqërua administratori i pallatit dhe mjeku që ka në pronësi katin e fundit nga ky dyshohet se nisi zjarri.