Edukatorja, Majlinda Dehima, e cila është nën hetim si e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi i të miturve’, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.
Mësohet se ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime.
Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.
“Stop” ka publikuar pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.
Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.
/Klan