Tensioni në ambientet e kryesisë së Kuvendit vazhdon. Deputetët e opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, demokratët kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët e tjerë socialistë.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, u përplas fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.

Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetët demokratë.

Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve të Komisionit të Medias.