Janë bërë virale disa pamje ku shihen dy banoret e shtëpisë së ‘Big Brother’, Dea dhe Jori.
Ajo çfarë në pamje të parë duket shumë qesharake, në fakt është më shumë një formë tallje e Jorit me Dean.
Pasi në një moment kur gjatë spektaklit po jepnin reklamat, Dea ishte e shtrirë ndonëse me fustanin me pala veshur, dukej shumë rehat gjë që mesa duket Jori e ka përdorur në formë tallëse kur e ka imituar mënyrën se si Dea po qëndronte.
Gjë e cila ka shkaktuar të qeshura me banorët që Jori kishte afër siç ishte Qetsori.
Nuk e dimë nëse Dea do të ishte e lumtur dhe a do qeshte me imitimin e Jorit, por ajo që ngelet për t’u thënë është që Jori është jo vetëm simpatike, por dhe pozitive.