Banorët e Big Brother Vip janë argëtuar mbrëmjen e djeshme në një “Pyjama Party” të organizuar nga Vëllai i Madh. Ata patën lojëra ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve me “spec”, të kryenin dënime të ndryshme, ose të pinin shots-a.

Gjatë lojës së rrotullimit me shishe banorët nuk i kanë kursyer aspak edhe pyetjet +18 rreth erotizmit.

Kristi i ka kërkuar Jorit që të tregojë pozicionin në seks dhe ajo nuk ka nguruar që të japë një përgjigje, edhe pse fillimisht tha se ka prindër që e shikojnë.

“Sipër tavolinës, me kurrizin mbi tavolinë dhe këmbët mbi shpatullat e partnerit” u shpreh Jori për pozicion e preferuar të saj seksual.

Më herë, e njëjta pyetje iu bë edhe Luizit nga Jori dhe këngëtari shkodran tregoi se pozicioni i preferuar seksual i tij është “doggy style”.