Dalin pamjet e një aksidenti të ndodhur në Shkup, mbrëmjen e djeshme.
Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:21 minuta në udhëkryqin që lidh Bulevardin Bosnja e Hercegovina dhe rrugën Aradha Maqedono-Kosovare ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Siç duket edhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë dy makina dhe disa nga të plagosurit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital.
Dy mjetet janë përplasur në kryqëzim dhe kanë marrë para një kalimtar, i cili ka “fluturuar” disa metra më tutje.